E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Mariupol apel për evakuimin e plotë të qytetarëve

Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko, ka dalë sot me një apel për evakuimin e plotë të qytetit jugor të Ukrainës, për të cilin presidenti Vladimir Putin thotë se tani kontrollohet nga forcat ruse. Boichenko bëri me dije se 100 mijë njerëz kanë mbetur në Mariupol.

“Ne kemi nevojë vetëm për evakuimin e plotë të popullsisë. Rreth 100,000 njerëz mbeten në Mariupol,” tha Boichenko në televizionin kombëtar.

Boichenko, i cili nuk është më në Mariupol, nuk dha asnjë informacion mbi ndonjë luftim brenda ose rreth qytetit në Detin Azov, raporton Reuters.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›