E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e para pas infeksionit me EHEC

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 20:13

Infeksioni i rëndë i zorrëve mund të ketë qenë arsyeja e dy vdekjeve në Gjermaninë veriore. Kështu të shtunën vdiq një 83 vjeçare në qarkun Diepholz të Saksonisë së Ulët prej një sëmundje zorrësh të shoqëruar nga gjakderdhje.

Siç u bë e njohur tani, bakteri agresiv u arrit të provohej tek ajo. Në një klinikë të Bremenit vdiq natën e kaluar një grua e re. Autoritetet janë duke verifikuar nëse ajo ishte e infektuar me patogjenin e rrezikshëm të diaresë.

Në mbarë Gjermaninë janë regjistruar mbi 300 raste me EHEC, para së gjithash në landin Schleswig-Holstein ka një kuotë të lartë ngjitjeje.

Sëmundja e zorrëve konsiderohet e rrezikshme për jetën, pasi në raste veçanërisht të rënda ajo mund të çojë në bllokim të veshkave dhe anemi. Të prekura prej sëmundjes janë veçanërisht gratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›