E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës, përfundon protesta për pakënaqësite mbi gjendjen e arsimit shqip

PRISHTINË -Në qytetin e Bujanocit përfundoi protesta paqësore e organizuar sot nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe e mbështetur nga i gjithë spektri joqeveritarë në Luginën e Preshevës, lidhur me pakënaqësitë mbi gjendjen e arsimit shqip në shkolla.
Me mijëra protestues kanë vazhduar protestën paqësore me moton "Boll MO 2001-2011", duke u nisur nga xhamia e qytetit, përmes rrugës së Kosovës në qytetin e Bujanocit, në drejtim të qendrës së qytetit.
Para masës së tubuar njëra nga 12 mijë nxënëset shqiptare të Luginës, kërkoi nga Ministria serbe e Arsimit, lejimin e teksteve mësimore nga Kosova dhe Serbia, si dhe u lexua deklarata politike, që ka dalë nga Seanca e tre Kuvendeve të Këshilltarëve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Nxënësit sot në shkolla kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte për mos lejimin e Ministrisë serbe të Arsimit, që të përdoren tekstet mësimore nga Kosova dhe Shqipëria.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›