Basha pret delegacionin gjerman: Investime në Tiranë
TIRANË- Banka gjermane për zhvillim do të jetë pjesë e transformimeve të pritshme në Tiranë me investime direkte kryesisht në infrastrukturë.
Drejtues të delegacionit gjerman kryesuar nga zonja Ute Rodrian gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun Lulzim Basha shprehën gadishmërinë për të orientuar projektet e tyre në kryeqytetin shqiptar, pasi kanë vlerësuar projektet e kryebashkiakut të ri për Tiranën.
Partneriteti midis bashkisë Tiranë dhe KFV, sipas Bashës do të duhet të përqendrohet kryesisht në ujësjellës-kanalizime dhe në riciklimin e mbetjeve.
Një ditë më parë numri një i Bashkisë së Tiranës ka pritur në një takim edhe deputetin gjerman të Landit të Shtutgardit, Roderich Kiesevetter .
Gjatë bisedës, Basha e njohu deputetin gjerman me planet e bashkisë në fushën e infrastrukturës, planin urbanistik, si dhe cështjet e transportit.
Në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e një marrëveshje binjakëzimi midis Tiranës dhe Shtutgardit si dhe shprehu vullnetin për të informuar komunitetin e biznesit në Gjermani mbi mundësitë që ofron Tirana.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)