E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha pret Rabinët, mbështetje për komunitetin hebre

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti sot një përfaqësi të rabinëve hebrenj, duke ndarë me ta pikëpamjen e përbashkët për marrëdhëniet e veçanta dhe historike mes dy kombeve, si dhe për nevojën për të thelluar më tej këto raporte.

Rabinët i kërkuan numrit një të Bashkisë mbështetje për komunitetin hebre që jeton në Tiranë. Duke i siguruar se do të gjejnë mbështetje në Bashkinë e Tiranës, Basha u shpjegoi rabinëve harmoninë dhe marrëdhëniet e mira të komuniteteve fetare në kryeqytet dhe në Shqipëri.

“Shqiptarët ndihen krenarë për rolin që kanë luajtur në historinë, në kohë të mira dhe të vështira për hebrenjtë”, tha ai. Rabinët e falenderuan Bashën për pritjen dhe shprehjen e vullnetit për të ndihmuar komunitetin e tyre në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›