Pranga 25-vjeçarit për tre vepra penale

Në pranga përfundoi shtetasi Eldorjan Dashja, 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Komuna Bushat, rrethi Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e pasdrekes së datës 11.09.2011, në fshatin Barbullush, pikërisht në afersi të një lokali privat, ka plagosur lehtë, me armë gjahu, shtetasit A. H. 32 vjeç dhe M. Sh. 38 vjeç, që të dy këta banues në fshatin Barbullush, te cilët ishin kalimtarë të rastit. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në pronësi të të arrestuarit, tip Benz, me targa SH 3275 D, ui gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 gram lëndë narkotike.
Nga shërbimet policore u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale, si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i armës së gjahut, të cilën shtetasi në fjalë e mbante pa leje dhe materialet, në ngarkim të 25 vjeçarit, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”, :Prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. /S.Ll/Start/
2011-09-13 10:27