Lugina e Preshevës, shqiptarët: Stop diskriminimit
PRESHEVE- Me moton "Stop diskriminimit ”ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës sot në mesditë në Preshevë do të mbahet një protestë.
Protesta është organizuar nga të gjitha subjektet politike nga ky rajon, shoqatat joqeveritare dhe organizata e veteranëve dhe pritet të marrin pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Lugina e Preshevës.
Protesta nis në mesditë me marshin protestues përballë Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, për të vazhduar më pas në drejtim të zyrave të Trupit Koordinues, deri tek qendra e qytetit, përballë ndërtesës së Komunës së Preshevës.
Protesta ka të bëjë me shprehjen e revoltës lidhur me diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga pushteti qendror i Serbisë, prania e shtuar e forcave ushtarako-policore dhe çështje të tjera në sferën e përfaqësimit, arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe sfera tjera.
Kjo protestë është e dyta me radhë që ka dalë nga seanca e Këshilltarëve Shqiptarë e tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës më 3 shtatorë. Ndërkaq protesta e parë ishte më 13 shtator, në qytetin e Bujanocit, me moton "2001-2011 BOLL MO".
(s.g/ina/BalkanWeb)