E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leposaviç, arrestohen 2 serbë për të shtëna me armë

PRISHTINE- Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar - një i mitur 17-vjeçar dhe një tjetër 20-vjeçar - të përkatësisë etnike serbe, për bashkëveprim në të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, në Lshak të Leposaviçit.

Dy të dyshuarit kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e policit, pasi të njëjtit besohet se kanë shtënë me armë gjahu, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy personat, banorë të komunës së Leposaviçit, janë ndaluar në mbajtje policore.
(s.g/rel/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›