Vijon greva e minatorëve, pritet takim me pronaren e ACR-së

Minatorët e Bulqizës vijojnë grevën e urisë ndërkohë që sot komisioni i grevës do të zhvillojë një takim me pronaren e ACR-së. Takimi i cili do të zhvillohet në Tiranë në orën 11:00 pritet të përfundojë me një zgjidhje e cila do t`i jepte fund edhe situatës problematike të krijuar në Bulqizë.
Sipas minatorëve, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre atëherë protesta do të përshkallëzohet dhe greva e urisë do të zgjatet pa afat.
Minatorët kanë deklaruar se nuk do t`i lënë grevën dhe protestat pa u larguar drejtori i minierës, për të cilin firma “ACR” nuk ka rënë dakord.
Ndërkohë në ditën e tretë të grevës së urisë minatorët po shfaqin edhe shenjat e para të problemeve me shëndetin si dhimbje koke, këputje trupi dhe probleme me tensionin.
Greva zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, ndërkohë që policia mban në kontroll pusin A1, vend ku u zhvillua greva e parë e urisë.
Gjithashtu jashtë ambienteve të ACR-së, familjarë e të tjerë minatorë vazhdojnë protestën në mbështetje të grevistëve.