Bulqizë, dita e 3-të e grevës së urisë, ACR ofron marrëveshje
BULQIZË- Kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës dhjetë minatorët e Bulqizës, të cilët vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës.
Korrespondenti Enver Doci raporton se sot në ditën e tretë minatorët kanë shfaqur edhe shqetësimet e para në shëndet. Dhimbe koke, këputje trupi kanë qënë shqetësimet më të shpeshta. Ata kanë nevojë për kontroll mjekësor, por deri tani asnjë mjek i spitalit të Bulqizës nuk ka shkuar t’i vizitojë.
"Kemi 75 ditë që protestojmë për të drejtat tona. Nuk do të vazhdojmë punën derisa përfaqësuesit e "ACR"-së të plotësojnë kërkesat tona të bëra publike", është shprehur njëri prej minatorëve në një prononcim për News 24.
ACR U OFRON MARRËVESHJE MINATORËVE
Ora 12:10- Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e minatorëve ACR ka propozuar një tjetët marrëveshje e cila në këto momente është duke u shqyrtuar nga Tafë Koleci e 5 minatorët në takim.
Gazetari i News24 Erjon Skëndaj ka mundur të sigurojë një kopje të kësaj akt marrëveshje she ka zbardhur disa prej pikave kryesore. Bëhet fjalë për një marrëveshje me 7 pika.
“Nëse do të firmoset kjo marrëveshje atëherë firma Dekometal merr përsipër zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në punë, përmirësim dhe rinovim të mjeteve të punës. Garderobë e re, pajisje me dushe e ujë të pijshëm,”, thuhet në akt marrëveshje.
“Menjëherë pas mbarimit të grevës do të rritjet rroga bruto e minatorëve me 20%”, është një pikë tjetër e kësaj akt marrëveshje.
ACR ndër të tjera parashikon në marrëveshje pagesën e 20 ditëve grevë për minatorët dhe kjo në formën e lejes. ACR premton gjithashtu se do të japë për minatorët e Bulqizës edhe pagën e 13-të, 5 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Por në marrëveshje nuk përfshihet largimi i administratës së ACR, kërkesë kjo, ku kanë ngecuar edhe negociatat e mëparshme mes minatorëve të Bulqizës e ACR.
NJE PERFAQESI E MINATOREVE NE TIRANE, TAKIM ME ACR
Ora 11:00- Nis takimi mes presidentes së kompanisë koncensionare ACR dhe kreut të shoqatës së minatorëve Taf Koleci dhe kreut të sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxhaj.
Në takim ndodhet dhe Baki Bajraktari ish kreu i grevës së parë të urisë që u zhvillua gjatë muajit gushtdhe zgjati 27 ditë.
DEPUTETET PS NE BULQIZE
Ora 10:00- Një grup deputetësh të Partisë Socialiste do të udhëtojnë sot paradite drejt Bulqizës për të parë nga afër situatën si dhe për të diskutuar mbi kërkesat e minatorëve.
Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 10. 30 minuta në Bulqizë.
SOT NJË TJETËT TAKIM MINATORË-ACR
Ora 09:40- Sot në këtë ditë të tretë pritet një tjetër takim mes palëve. Komisioni i grevës dhe këshilli sindikal pritet të takojnë në Tiranë pronaren e kompanisë së kromit me qëllim që të arrihet një marrëveshje mes tyre. Në të kundërt ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë grevën e do të nisin bllokimin e rrugëve.
(m.a/s.g/BalkanWeb)