Sarandë, përurohet muzeu etnografik
SARANDE- Të paktën 53 punime etnografike, produkt i banorëve të qendrës sociale, u perurua sot pranë Qendrës Polivalente Ditore në qytetin e Sarandës. Në prani të Presidentit të Fondacionit "Shpresë për Botën", amerikanit Mullin Roger dhe kryetarit të bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, punimet etnografike janë vlerësuar si një pavion vlerash.
"Përurimi i kësaj pune të madhe kërkuese, grumbulluese dhe seleksionuese, është përjetuar si një festë e këtij insitucioni", shprehet Antigoni Papa, drejtoresha e Qendër Polivalente Ditore. Sipas saj, kjo nismë është ndërmarrë 9 muaj më parë. Të gjitha punimet etnografike janë nga jugu i vendit dhe pas grumbullimit, materialet janë përpunuar me shumë kujdes nga 40 banorët e kësaj qendre sociale.
Stefan Çipa, kryebashkiaku i Sarandës, ka vlerësuar punën e kujdesshme sociale që bëhet në këtë institucion për t’u krijuar kushte dhe klimë përkujdesjeje. "Pushteti vendoë do të mbështesë të gjitha iniciativat që ky institucion ndërmerr në dobi të komunitetit", tha ai.
(s.g/atsh/BalkanWeb)