E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për minierën e Bulqizës, Ruli-Ramës: Provat në Prokurori

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka reaguar sot publikisht në lidhje me të ashtëquajturin skandal në minierën e Bulqizës. Ruli i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama që nëse ka prova për akuzat e tij, t’i cojë ato në Prokurori, pasi korrupsioni nuk luftohet me shpifje.

“Rama po ndjek rrugë tjetër nga ai i hetimit të Prokurorisë. Prokuroria heton me fakte jo me editoriale sic po shkruan ai kohët e fundit. Korrupsioni nuk luftohet me mllefe, as me skandale të sajuara, por me hetime serioze. Rama i ka të gjitha mundësitë t'i përdorë institucionet dhe faktet që ka”, tha Ruli.

Ministri Ruli siguroi publikun se shuëm shpejt do zbardhet ky mega skandal i minierës së Bulqizës, sic thotë Rama, ndërsa shtoi se, kryesocialisti do dështojë sërish.

“I kutoj Ramës se kam hyrë në politikë kur kishte ende ideale dhe besoj se kam ende sot. I kujtoj Edi Ramës se nuk kam ardhur në politikë i dështuar në profesionin tim. E siguroj se vazhdoj të mbetem kockë e sertë për intrigat e tij. Bindem gjithmonë e më shumë se i ke hyrë një rruge pa shpresë, që ti e quan një kurs të ri, për të goditur të gjitha institucionet dhe politikanët. Si cdo herë tjetër je nisur drejt dështimit o politikan”, vijoi Ruli në përgjigjen e tij publike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›