E Diel, 1 Nëntor 2026

Lugina e Presheves thirrje krereve te politikes shqiptare Na vizitoni

Intelektualet shqiptare te Lugines se Presheves bene thirrje dje te Presidentja e Kosoves te homologu i saj i Shqiperise dhe te kryeministrat e dy vendeve Berisha dhe Thaci qe te vizitojne komunat e Presheves Medvegjes dhe Bujanovcit. Kjo nisme e ndermarre nga intelektualet mesohet te jete shfaqur permes nje letre apeli pas vizites se fundit te Presidentit serb Boris Tadic ne Kosove. Meqe Presidenti Tadic dhe zyrtaret e tjere serbe hyjne e dalin ne Kosove per nje grusht bashkevendes te tyre Presidenti i Shqiperise Bamir Topi Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga Kryeministri Sali Berisha apo Kryeministri Hashim Thaci te marrin pergjegjesine dhe shembullin duke bere perpjekje diplomatike qe te vijne nje dite te vizitojne tri komunat e anashkaluara shqiptare nen Serbi te vizitojne monumentet historiko-kulturore shqiptare si Molla e Kuqe Masurica dhe lokalitete te tjera - theksojne intelektualet shqiptare te Lugines ne thirrjen e tyre. Intelektualet shqiptare te Lugines bejne thirrje tek institucionet shqiptare ne Tirane dhe ne Prishtine qe te ngrene zerin per te rikujtuar debimin dhe gjenocidin masiv te ushtruar ndaj shqiptareve ne kete rajon. Dy vite me pare Ilir Meta ne cilesine e zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem shqiptar ishte nje nder zyrtaret me te larte te institucioneve te shtetit shqiptar qe vizitoi Luginen e Presheves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›