E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke Kola i PS-se Duhen investime

Deputeti i Partise Socialiste ne rrethin e Pukes Ndue Kola deklaroi dje se rrethi qe ai perfaqeson ne Kuvend kerkon me shume investime nga ana e qeverise. Puka eshte nder rrethet ku gjate gjithe viteve te tranzicionit eshte lene ne harrese dhe nuk po kujtohet askush per te - u shpreh ai. Po ashtu deputeti socialist theksoi Banoret e Pukes e kane mbeshtetur vazhdimisht Partine Demokratike edhe rezultati i fundit e tregon. Mua me vjen keq qe ata jane te genjyer dhe te mashtruar nga kjo qeveri dhe te tjerat. Atje nuk eshte bere asgje kjo eshte nje neglizhence e vazhdueshme qe i behet banoreve te Pukes - tha deputeti. Me tej Kola deklaroi se ai shpreson qe qeveria te reflektoje e te ktheje vemendjen edhe tek banoret e Pukes te cilet prej 20 vitesh presin qe dikush te kujtohet per ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›