Ngerci i Topit me ambasadoret Beja Te jete me i pergjegjshem

BejaStafi diplomatik shqiptar perbehet nga emrat me te kualifikuar
Pas refuzimit qe erdhi nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per disa nga kandidaturat e qeverise per ambasadore ne vende te ndryshme te botes duke e argumentuar kete me faktin se emrat e propozuar jane kandidatura politike mazhoranca dje kundershtoi kreun e shtetit e njekohesisht i kerkoj atij te jete me i pergjegjshem per detyren e tij. Kryetari i Komisionit te Jashtem Parlamentar Fatos Beja deklaroi dje per AS-ne se kandidaturat per trupen diplomatike te derguara per dekretim nga qeveria tek Presidenti i vendit nuk jane aspak politike dhe se ne kete rast sipas tij kreu i shtetit mban pergjegjesi per mosinformimin e publikut. Te them te drejten une nuk e di se cilet jane personat te cilet ende nuk e kane marre firmen e Presidentit. Eumlshte ne pergjegjesine e Presidentit per ta bere kete dhe nese e ka shpallur publikisht duhet te shpalle dhe emrat ne menyre qe publiku te jete i informuar - tha Beja. Me tej ai theksoi se qendrimi i Presidentit Topi i duket i pakuptueshem per kete rast pasi sipas tij kandidaturat e ekzekutivit per ambasadore ne vendet e botes jane nder me te kualifikuarat.
Ambasadoret
Kryetari i Komisionit te Jashtem Parlamentar Fatos Beja i cilesoi dje ambasadoret e Shqiperise si persona te kualifikuar e me pervoje ne fushen e diplomacise. Sipas deputetit demokrat kundershtia e kreut te shtetit per emerimin e disa ambasadoreve te propozuar nga qeveria eshte e pakuptueshme. Beja theksoi se ne trupin diplomatik jo vetem qe nuk ka emerime politike ashtu sic pretendon Presidenti Topi por se stafi i ambasadoreve shqiptare eshte nder me te kualifikuarit. Pertej diskutimeve me karakter politik une mund te kujtoj dhe ju ftoj te merrni ambasadoret qe jane ne te gjitha vendet qe ne Ministrine e Jashtme dhe ne ambasadat tona ne menyre te vecante titullaret misherojne historine e diplomacise se fundit shqiptare. Kemi aty ambasadore qe kane filluar karrieren e tyre diplomatike ne vitet lsquo80 kemi ambasadore qe kane filluar punen e tyre marredheniet e tyre me Ministrine e Jashtme ne vitet lsquo90 dhe ne vitet 2000. Pra edhe ambasadoret qe dalin nga kuadri i Ministrise se Jashtme misherojne individe me aftesi qe jane gjykuar te pershtatshme per te perfaqesuar Shqiperine me kompetenca profesionale me pervoje ne diplomaci dhe njekohesisht edhe me nje performance publike sipas vendeve ne te cilen do te perfaqesojne Shqiperine - tha Beja. Pak kohe me pare Presidenti i vendit Bamir Topi deklaroi se refuzimi i tij per kandidaturat e qeverise per ambasadore ne vende te ndryshme te botes ka ardhur prej argumentit se emrat e propozuara ishin kandidatura politike. Eumlshte e drejta e Presidentit per te ruajtur nje lloj ekuilibri qe eshte me ligj. Ka nje raport te caktuar midis trupes diplomatike te karrieres dhe atyre qe katapultohen nga politika. Ne rast se ky raport fillon e prishet atehere ai qe behet garanti i pare per ta ekuilibruar dhe per te mos e lejuar qe trupi diplomatik te mos dominohet nga katapultime politike eshte Presidenti - deklaroi z. Topi. Me tej kreu i shtetit theksoi se ai do te jape dekretin e tij vetem per emra tek te cilet dominon karriera diplomatike. Ata qe une kam gjykuar se nuk duhet te dekretohen ndoshta kane qene edhe per kete arsye ndoshta edhe per ndonje arsye tjeter. Une nuk kam propozime per Londren. Mund te kem propozim per ndonje ambasade tjeter dhe kam pasur arsye te forta per te mos dekretuar pikerisht per te garantuar ate qe kerkohet sot ne standardet e nje vendi te kete patjeter nje korpus diplomatik profesional qe te ruaje nje raport te caktuar ne politike. Edhe ne eksperiencen boterore ky eshte nje rregull qe katapultimet nga politika shkojne vetem per vende te caktuara qe jane me numer te kufizuar dhe i jepet gjithmone predominance karrieres diplomatike - u shpreh Topi.