Topi minoriteti shqiptar në Serbi: Të bashkuar jeni më të fortë
Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar një takim me dy drejtues të pushteti lokal të Serbisë, qyteteve me shumicë popullsie shqiptare në Serbi. Në takimin me Kryetarin e Komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu dhe Kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Topi ka theksuar se Shqetësimet e banorëve të kësaj Lugine do të vazhdojë ti bëjë pjesë të axhendës dhe të çdo takimi që do të zhvilloj me partnerët ndërkombëtarë.
Presidenti gjatë takimit ka vënë në dukje se është në interesin e të gjithë qytetarëve të Komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që të mundësohet një ambient i shëndoshë sigurie, duke i bërë thirrje, me këtë rast, të gjithë faktorit politik shqiptar atje, që të ruajë qetësinë dhe unitetin, duke shmangur acarimet dhe përplasjet politike.
Është shumë e rëndësishme, që për përmbushjen e kërkesave tuaja të drejta dhe legjitime ndaj shtetit serb, shqiptarët shprehen më një zë dhe të mbajnë një qëndrim,është shprehur Topi.