Mrekullia, foshnja dy javëshe nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi
www.youtube.com/watch?v=ut42tqGVOeY
Një foshnje vetëm dy javëshe është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Turqi. Vajza e vogël, emri i të cilës është Arza, është shpëtuar nga krahët e nënës së saj, e cila gjithashtu i ka mbijetuar tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dy ditë më parë.
Jam shumë e emocionuar. Çfarë mund të them. Zoti i ndihmoftë ata, tha gjyshja e vogëlushes.
Turqia u godit të dielën nga një tërmet me forcë 7.3 ballë nga i cili deri tani kanë rezultuar 366 viktima.