Shqiptarët festojnë 99-vjetorin e Pavarësisë
TIRANË - Këtë përvjetor politika shqiptare e feston e ndarë festën e Pavarësisë. Axhenda e Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit si dhe e kryetarit të PS-së ishtë e ndryshme për ditën e sotme festive.
Paradite Kryeministri i vendit, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në 99 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kanë kryer homazhe në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’. Me radhë, Topalli , Berisha dhe Basha kanë vendosur kurora me lule në memorialin ‘Nënë Shqipëri’. Zyrtarë të lartë të vendit kanë nderuar këtë ditë me kurora lulesh. Pas vendosje së kurorave në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ banda e ushtrisë ka luajtur himnin shqiptar.
Krahasuar me nje vit me pare kur Vloren nuk e vizitoi asnje nga kreret e vendit, kete vit Presidenti Bamir Topi zgjodhi Sheshin e Flamurit, në qytetin e Vlorës, pikërisht aty, ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, për të shpallur në 1912, pavarësinë e Shqipërisë. Topi shprehu prej aty nderimet me te larta per Ismail Qemalin dhe kete dite te madhe.
Vetëm në mbrëmje, rreth orës 19:00 pritet ndoshta që të gjithë të bashkohen, në pritjen zyrtare që do të organizojë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ashtu si çdo vit.
Kreu i opozitës do të festojë sot, me shqiptarët e Kosovës, pas takimeve të shumta që ka zhvilluar atje për dy ditë me radhë. Opozita do të nderojë nesër dëshmorët e Kombit, me ceremoni të thjeshtë, në Varrezat e Dëshmorëve, ashtu siç ka vepruar përherë.
Ashtu si çdo vit, pritet që epiqendra e kësaj feste mbarëkombëtare të jetë qyteti i Vlorës, aty ku në 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Shqiptar.
Edhe në Kosovë, kanë filluar manifestimet me rastin e 28 Nëntorit, ndërsa kjo ditë festohet nga gjithë diaspora shqiptare në mënyra të ndryshme.
TOPI NË VLORË FESTON DITËN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
VLORE-Presidenti Bamir Topi ka vizituar Vlorën, aty ku 99 vjet më parë Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, simboli i shpalljes së pavarur të Shqipërisë. “Në këtë përvjetor, nderimi ynë për Ismail Qemalin”, tha Topi.
Më tej Kreu i Shtetit theksoi se 28 nentori i vitti 1912 pasoi në vitin 2008 me datën 17 Shkurt, ditën e madhe për Kosovës, shpallja e pavarësisë së shtetit më të ri në Botë.
"Projekti që nisi në 28 nëntor të vitit 1912 u pasua gati nje shekull më vonë në 17 shkurtin e vitit 2008, me pavarësinë e Kosovës". "Tashmë dy shtete shqiptare sovrane e demokratike, janë shndërruar denjësisht në faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon e më gjerë, duke ju afruar 100 vjetorit të Pavërësisë me arritje të qarta për çështjen kombëtare, në proceset integruese dhe në standardet demokratike", shtoi më tej zoti Topi.
Topi, theksoi mes të tjerash se “të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se, Pavarësia e Shqipërisë në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftrave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u realizua sidomos nga idealizmi, nga toleranca, nga dashuria dhe vetmohimi për këtë truall. Rilindasit, luftëtarët, burrat dhe gratë shqiptare që ju bënë krah Ismail Qemalit për të shpallur Shqipërinë të pavarur dhe për ta mbrojtur atë, mbeten shembuj të gjallë të vlerave patriotike, intelektuale, morale dhe politike, sepse ata besuan dhe zbatuan moton Shqipëria është mbi gjithçka", theksoi Presidenti i Republikës.
Sipas tij, "ata sakrifikuan shumë, por mbi të gjitha, për idenë e madhe dhe të shenjtë të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të denjë për të qëndruar në krah të shteteve të tjera evropiane".
Në vijim të fjalës së tij, kreu i shtetit evidentoi se, "përpjekja dhe qëndresa e shqiptarëve ishte e gjatë, dëshira e tyre për liri, demokraci e përparim mbeti gjithmonë e fortë". Duke u ndalur në argumentin se, mesazhi i kësaj dite është dhe do të mbetet gjithmonë aktual, ai veçoi se, "të gjithë ne, pa përjashtim, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit e studentët, duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, të çliruar nga shtrembërimet apo interesat e çastit, sepse historia gjithmonë konfirmohet si një mësim i pandryshueshëm dhe i gdhëndur përjetësisht në kujtesën dhe në ndërgjegjen e një kombi". Më tej, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe të ftuarit e tjerë zhvilluan një vizitë në familjen e zotit Luftim Mezini, nip i patriotit Abaz Mezini, një nga emrat më të njohur në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë.
BERISHA: NDEROJMË ATA QË LUFTUAN PËR PAVARËSINË E SHQIPERISE DHE KOSOVËS
Kryeministri Berisha pas homazheve të kryera në memorialin ‘Nëna Shqipëri’, deklaroi se sot është 99-vjetori i pavarësisë, i lindjes së kombit shqiptar, ndërkohë që vendi nderon me respekt të rënët në luftë.
“Sot është 99 vjetori i pavarësisë. Kjo është dita e mirënjohjes së thellë ndaj mijërave grave dhe burrave shqiptarë që me jetën dhe gjakun e tyre hodhën rrënjët e lirisë që gëzojmë sot. Pavarësia e Shqipërisë është akti më madhor në historinë tonë kombëtare. Sot nderojmë themeluesit e saj”,- deklaroi Beruisha.
Kryeministri theksoi se kombi shqiptar përulet ndaj gjithë burrave dhe grave kosovare që vendosën shiritin e tyre në themel të pavarësisë së Kosovës.
“Kombi përulet me nderim të madh para Adem Jasharit dhe të gjithë ata që vendosën shiritin e tyre në themele të Kosovës së Pavarur. Sot është dita kur ne projektojmë të ardhmen”,- u shpreh Berisha
Ndërkohë shefi i qeverisë theksoi se sot shqiptarët festojnë edhe clirimin e Shqipërisë.
“Sot nderojmë një datë të rrëndësishme . Clirimin e Shqipërisë, ditë e cila do të jetë gjithmonë në historinë si lufta nacional çlirimtare. Përbën një faqe të ndritur të historisë së Shëipërisë. Nder të madh të gjithë ato që luftuan dhe ranë për pavarësinë e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj”,- uroi Berisha.
TOPALLI: 28 NËNTORI, DITË E VESHUR ME KRENARI E BESIM
Mbi 40 konsuj nderi të Shqipërisë në Botë, miq të shqiptarëve, promovues të imazhit të Shqipërisë, u pritën sot nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në këtë ditë të shënuar të lindjes së Kombit. Në fjaën e saj, Topalli tha se "për ne, shqiptarët, 28 Nëntori është një ditë e veçantë, ditë e veshur me krenari dhe me besim".
Ajo e cilësoi si një ditë ku secili prej nesh ka një reflektim mbi atë që ka qenë historia e Shqipërisë. "Është një ditë nderimi dhe respekti për përpjekjet e paepura të shqiptarëve në shekuj. Në të njëjtën kohë, kjo ditë përbën edhe ditën e parë të vitit të ditëlindjes së 100 të Shpalljes së Pavarësisë", theksoi kryeparlamentarja.
Topalli falenderoi të gjithë konsult e nderit për avokatinë që bëjnë sot për Shqipërinë dhe shqiptarët, në mbarë botën. "Unë e di për punën dhe përkushtimin tuaj në promovimin e Shqipërisë, në avokaturën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve", u shpreh Topalli.
BASHA NDERON ADEM JASHARIN
Në kuadër të 99-vjetorit të pavarësisë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nderuar veprën e heroit nga Kosova, Adem Jasharit duke vendosur kurora me lule tek busti i tij.
“28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, dita e Flamurit Kombëtar, por ka një domethënie shumë të madhe, si në historinë tonë, dita e ngritjes së flamurit në Krujë nga Gjergj Kastrioti, po edhe dita e lindjes së heroit të luftës së Kosovës, komandantit legjendar të UCK-së, Adem Jasharit. Nuk ka rastësi këtu, është dita e lindjes së Adem Jasharit, por është dita e rilindjes së tij dhe e gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan në altarin e sakrificës për lirinë e kombit, pavarësinë e tij dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen”, tha Basha.
Kryebashkiaku premtoi ngritjen e një përmendoreje të Adem Jasharit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. “Vitin tjetër këtu ku ndodhet busti i Adem Jasharit ne do të vendosim përmendoren e tij, për të cilën puna ka filluar”.
RAMA NGA KOSOVA: URIMI I PARË JAHJAGËS, GËZUAR TË GJITHËVE!
“Urimin e parë të kësaj dite të festës së flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Ditë me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve!”
Ky ka qenë urimi shkurt i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për 28 Nëntorin, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Tëitter.
Rama feston ditën e Pavarësisë mes shqiptarëve të Kosovës. Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë, Rama ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi, intelektualë të Prishtinës, ndërsa sot është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kryetari i Partisë Socialiste vlerësoi rolin institucional por edhe inkurajues që presidentja e Kosovës ka luajtur që nga fillimi i mandatit të saj. Ai tha se Kosova dhe Shqipëria po avancojnë në proceset integruese europiane.
(da.bo/el.me/er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Festat, Shqiponjë e Flamur gjigant në Tiranë Incidenti, policia maqedonase arreston kreun e AK dega Shkup 28 nëntori, AK skuq Prishtinën: Bac do ta kryejm kuq e zi 28 nëntori, Idrizi: Politika të punojë për bashkimin e shqiptarëve Vlore, festohet 99-vjetori i shpalljes se Pavaresise Kombëtare 99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Kosova feston Kuq e Zi FOTO: 99-vjet shtet, politika feston e ndarë FOTO: Dita e pavarësisë, Tirana vishet kuq e zi VIDEO: 28 nëntori, Tirana vishet kuq e zi