Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i dënojnë dhunën ndaj KFOR-it
PRISHTINE - Misioni për sundim të ligjit dhe drejtësi i Bashkimit EUropian në Kosovë, EULEX dënoi sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it, në pjesën veriore të Kosovës.
“EULEX-i absolutisht e dënon dhunën e këtij lloji kundër KFOR-it ose kundër secilit institucion ndërkombëtar. KFOR-i dhe EULEX-i janë në pjesën veriore të Kosovës për t’u përpjekur për përmirësimin dhe për ngritjen e sundimit të ligjit dhe kjo dhunë është e dënueshme dhe mendimet tona qartazi janë me dy ushtarët e KFOR-it, që ishin lënduar këtë mëngjes”, i tha agjencisë Reuters, zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.
Sot dy ushtarë KFOR-it janë plagosur me armë zjarri nga protestuesit serbë, pas largimit të një barridake në fshatin Jagnjenicë në pjesën veriore të Kosovës.
Edhe qeveria e Kosovës dënoi sulmin e armatosur mbi pjesëtarët paqeruajtës të KFOR-it, si pasojë e së cilës dy ushtarë janë lënduar, gjatë një operacioni për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potok.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe përkrah vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit. Prandaj, Qeveria do të jetë në koordinim të plotë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
(er.nu/rel/BalkanWeb)