Plagosen dy pjesetare te KFOR-it ne veriun e Kosoves
Dy pjesetare te forcave paqeruajtese te NATO-s jane plagosur nga te shtenat me arme zjarri ne veriun e Kosoves gjate nje perleshjeje me protestuesit serbe.
Zyrtaret e NATO-s thane se kane perdorur plumbat e gomes gazin lotsjelles dhe topat e ujit per te shperndare protestuesit serbe qe po kundershtonin nje operacion te ndermarre sot ne mengjes per largimin e nje barrikade ne afersi te Zubin Potokut nje nga komunat me shumice serbe ne veri. Paqeruajtesit perdoren makineri te renda per te larguar kamionet dhe autobuset e perdorur nga serbet per te bllokuar rrugen qe con ne njerin nga vendkalimet kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Nje zedhenes i KFOR-it tha se gjate operacionet nje ushtar eshte qelluar me arme zjarri ne krah ndersa nje tjeter ne kembe.
Perfaqesuesit e serbeve ne veri thane se dhjetera protestues kane kerkuar ndihmen e mjekut per shkak te demtimeve qe kane pesuar gjate perplasjeve te sotme po asnjeri nuk eshte ne rrezik. Ata akuzuan KFOR-in per si thuhet veprime te njeanshme. Por zyrtare te KFOR-it thane se operacioni per menjanimin e barrikades eshte ne kuader te mandatit te tyre per vendosjen e lirise se levizjes.
Tash e kater muaj serbet kane bllokuar rruget kryesore ne veriun e Kosoves ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate zone.
Javen e kaluar 21 pjesetare te KFOR-it pesuan plage gjate nje operacioni per menjanimin e nje barrikade.