E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Rrugë drejt Evropës, më shumë sfida

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se rruga drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është një rrugë e lehtë, por është një rrugë plot sfida dhe përgjegjësi dhe ka shprehur bindjen se do ta arrijnë këtë objektiv në të ardhmen e afërt, në mënyrë meritore duke i përmbushur të gjitha kriterët që dalin nga Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian.

Ai këto komente i bëri të premten në takimin Ndërministrorë për integrime evropiane, që u mbajtë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri prezantoi objektivat e Kosovës për intergim në Bashkimin Evropian.

“Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është një rrugë e lehtë, është një rrugë plot sfida, plot përgjegjësi, por ky është qëllimi ynë, ky është vizioni ynë dhe jam i bindur se do ta arrijmë këtë objektiv në të ardhmen e afërt, në mënyrë meritore”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, kryeministri tha se mbledhja e sotem nuk është për t’i diskutuar të arriturat, por për të caktuar objektivat e Qeverisë së Kosovës në procesin e integrimit evropian, ku pas evidentimit të sfidave që dalin nga Raporti i Progresit, kryeministri ka caktuar tri prioritete stratëgjike për integrimin sa më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ministria e Integrimit Evropian ka evidentuar sfidat dhe ka caktuar objektivat që dalin nga Raporti i Progresit për secilin institucion. Si rredhojë e saj, unë kam përcaktuar tri prioritetet trategjike për vitin në vijim dhe këto prioritete janë: së pari, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit; Dy, zhvillimi i qënrdueshëm ekonomik përfshirë përmirësimin e kushteve të bëries biznes, zhvillimin e kapitalit njerëzor, dinamizimin e procesit të privatizimit dhe vazhdimin e projekteve infrastrukturore; Si dhe nën tre, përmirësimin e administratës publike”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeministri Thaçi ka kërkuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane që të bëjë raporte tremujore, në mënyrë që të evidentohen edhe të arriturat, por edhe ngecjet në procesin e Integrimeve Evropiane, si një prioritet dhe obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Thaçi: Jam i impresionuar me suksesin e arritur

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi edhe njëherë ka shprehur impresionizmin e tij që Kosova pritet shumë shpejt të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, duke thënë se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë nëpër të gjitha vendet e Evropës pa viza. Por, duket se ai nuk dëshiron të kujtojë se marrja e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave nënkupton hapjen e dialogut, i cili minimum mund të zgjasë 18 muaj.

Ai këto komente i bëri të premten gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

I pyetur nga mediat që premtimi gjatë fushatës ka qenë që brenda 15 muajve qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, Thaçi ka thënë se është premtuar për 15 muaj dhe po ndodh për 9 muaj.

Ai është shprehur i impresionuar me këtë arritje që ka bërë Kosova duke marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, por qytetarët do të vazhdojnë të presin edhe për një kohë të gjatë që të lëvizin pa viza.

“Unë ndihem tepër mirë që në angazhimet e mia edhe më herët në procesin e hapjes së dialogut për liberalizimin e vizave e kam menduar një kohë më të gjatë, por jam i impresionuar me suksesin që kemi arritur për 9 muaj që të fitojmë këtë të drejt që është një sukses i përbashkët i të gjithëve dhe falënderoj edhe njëherë gjithë qytetarët. Kemi thënë 15 muaj kemi arritur për 9 muaj. Urime”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e terminalit, shefi i Ekzekutivit të vendit ka thënë se është një mrekulli që i ka munguar Kosovës, duke shtuar se aeroporti i ri do të jetë i standardeve më të larta evropiane dhe më funksionale në Evropë.

“Është duke u punuar sipas standardeve dhe kohës së planifikuar dhe prandaj vetëm uroj dhe përgëzoj për punën e mirë që bëhet. Kemi edhe krijimin e vendeve të reja të punës që janë duke punuar edhe shumë vendor, edhe shumë kompani vendore. Mendoj që ky është edhe zhvillimi biznesit dhe krijimi vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve, pra ky është shteti i ri i Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Ndërsa zëvendës drejtori i Limak-ut, Sezai Bacaksiz ka thënë se është duke u punuar që me kohë të përfundojë ky projekt.

“Për një kohë të shkurtër do të shohim se ndërtimi do të përfundojë. Jemi të lumtur shumë së bashku me ju, pasi që do të jetë aeroporti më i bukur në rajon. Tani për tani në vendpunishten tonë janë duke punuar 150 kosovarë, ndërsa në të ardhmen ky numër do të shtohet edhe më shumë. Pas dy viteve ky ndërtim do të përfundojë dhe do të aktivizohet ky terminal”, ka theksuar Bacaksiz.

Punimet në ndërtimin e terminalit kanë filluar në qershor të këtij viti, pas nënshkrimit të kontratës mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit Limak Aeroports de Lyon, për dhënien me koncesion për 20 vjet të ANP “Adem Jashari”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›