Rifillimi i bisedimeve, ndoshta në nëntor

Fillimi i muajit nëntor mund t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve. Edita Tahiri pohon se pala serbe do të dorëzohet para presionit të BE’së për të rinisur dialogun për energjinë, telekomin dhe bashkëpunimin rajonal.
Me gjithë kërkesat e BE’së, Kosova dhe Serbia nuk pritet që këtë muaj të rifillojnë dialogun teknik për çështjet e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.
Ky paralajmërim vjen nga Shefja e Ekipit Negociator, Edita Tahiri, e cila ka thënë se kjo çështje varet nga presioni diplomatik i Brukselit.
“Orientimisht, mendoj, ndoshta fillimi i nëntorit mund të jetë një kohë e përshtatshme për vazhdimin e raundit të radhës”, ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri, për Express, të premten.
Shkrimin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem ta Gazetes Express.