Luhatjet e tensionit shkaktojnë zjarre në Shëngjin dhe Fier
Luhatjet e shpeshta te tensionit kanë shkaktuar sot zjarre në Fier dhe në Shëngjin.
Një fabrikë e përpunimit të peshkut në Shëngjin është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët ndërsa disa orë më pas edhe një karburant ka marrë flakë duke rrezikuar që të digjeshin edhe cisternat.
Forcat e zjarrëfikësve në të dyja rastet kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësish nga zjarret nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.