Nik Xhelilaj fiton cmimin shooting star

Nik Xhelilaj triumfon sërish në një konkurs ndërkombëtar. Ai është nderuar të martën në mbrëmje me çmimin “Shooting Star”. Aktorit shqiptar 27- vjeçar i është akorduar cmimi në pallatin e Berlinales në Berlin për rolin e tij në filmin “Shqiptari”.
“Shooting Stars” i dedikohet aktorit të ri më premtues të vitit në disa vende europiane dhe kategoria e këtij konkursi është pjesë e Festivalit të Filmit në Berlin të njohur si “Berlinale”. Pas shpalljes së cmimeve agjensitë e huaja nxituan të shkruanin në faqet e tyre, ndërsa Doice Vele njoftoi mënjëherë për triumfin e aktorit të ri nga Shqipëria.
Për herë të parë në këtë Berlinale, Shqipëria u përfaqësuea jo vetëm nga aktori Nik Xhelilaj, por edhe me filmin “Amnistia” të regjisorit Bujar Alimani.
Nik Xhelilaj u përzgjodh në muajin dhjetor mes dhjetë aktorëve të rinj nga disa vende të Europës duke pritur pjesëmarjen në Berlianle e cila u zhvillua këto ditë.
Xhelilaj është vlerësuar edhe me çmime të tjera për aktorin më të mirë siç ishte vlerësimi në festivalin e filmit në Moskë në korrik të vitit 2010.
Aurela Papadhima