E Diel, 1 Nëntor 2026

Luis Hemilton, më i shpejti ne Jerez

Luis Hemilton arriti kohën më të mirë në testin e cirkuitit të Jerezit në Spanjë. Asnjë sharje raciste, si në vizitën e mëparshme në pistën e Barcelonës. "Cështja e fyerjeve për mua është e mbyllur", - tha piloti anglez i Meklaren Mercedes. Hemilton është më i shpejti në ditën e parë të provave në Formula 1. Anglezi që drejtoi makinën MP4-23 xhiroi në kohën 1'19''102. Pas tij u rendit shoku i skuadrës, Pedro de la Roza. Koha e tretë më e mirë ishte ajo e polakut të BMW Sauber, Robert Kubika. Në prova nuk ishin të pranishme makinat Ferrari dhe dy pilotët Kimi Raikonen - kampioni në fuqi i botës - dhe braziliani Felipe Masa. Edhe Alonso nuk ishte i pranishëm në këtë test të ditës së parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›