E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Heesen, trajneri i ri i Nurembergut

Nurembergu, skuadra gjermane e Bundesligës 1, caktoi Tomas van Hesen si trajnerin e ri të saj me një kontratë që skadon në vitin 2009. Nurembergu, fitues i Kupës së Gjermanisë sezonin e kaluar, shkarkoi Hans Mejerin pasi klubi rrëshqiti në vendin e tretë nga fundi në renditjen e Bundesligës. "Unë do të jap gjithcka qysh nga ky moment", - tha Von Hesen gjatë një konference për shtyp. "Është një sfidë e madhe, por që më pëlqen". Von Hesen ishte trajner i Armiania Bielfeldit vitin e kaluar. Ndeshja e parë e tij në drejtimin e Nurembergut do të jetë ajo kundër Benfikës në Kupën UEFA, takim që do të luhet ditën e enjte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›