E Diel, 1 Nëntor 2026

Luis e përfundon sezonin

Mbrojtësi i Deportivo La Corunas, Filipe Luis do të mungoj në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit serioz të nyjës së këmbës që pësoi në fitoren 3-1 në shtëpi kundër Athletic Bilbaos të shtunën.

Luis shënoi golin e parë në minutën e 49-të por lëndoi nyjën pas përplasjes me portierin Gorka Iraizoz dhe ishte bartur jashtë fushës. Braziliani 24 vjeç mund të mos rikuperohet me kohë për Kampionatin botëror. Ai pritet të qëndroj jashtë fushës për “katër deri gjashtë muaj” ka njoftuar Deportivo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›