Motta drejt Man Cityt

Mbrojtësi i Romës, Marco Motta është në prag të transferimit te klubi i Premierligës, Manchester City në formë huazimi për gjashtë muaj ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini ka veçuar bashkëkombësin e tij si përforcimin e duhur për të zgjedhur problemet në repartin defansiv dhe 23 vjeçari pritet të udhëtoj drejt Anglisë të hënën në mëngjes. Motta është në pronësi të përbashkët të Romës dhe Udineses.