E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelrooy në Hamburg

Hamburg ka transferuar sulmuesin holandez, Ruud van Nistelrooy si futbollist të lirë nga Real Madrid në kontratë për 18 muaj, ka njoftuar klubi nga Bundesliga të shtunën.

“Sulmuesi 33 vjeç ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2011” thuhej në një komunikatë në uebfaqen zyrtare të Hamburgut. “Jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje. Hamburg është klub i shkëlqyeshëm dhe ka ekip të fuqishëm me ambicie të mëdha. Edhe unë kam ambicie të tilla”, tha Van Nistelrooy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›