Luiz: Torres do të shënojë shumë gola
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, theksuar se Fernando Torres do të shënojë shumë gola, pavarësisht se nuk e gjeti golin në ndeshjen e parë, të klubit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Blutë mbrëmë fituan ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 2-0, me Torres që asistoi në të dyja golat, dhe ish-lojtari i Benficas ka shfrytëzuar rastin për të lavdëruar spanjollin.
“Fernando Torres është një person shumë i mirë dhe ai ka pasur një ndeshje të mirë sot. Këtë sezon e di se Fernando do të shënojë shumë, shumë gola”, ka thënë braziliani.