E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titulli në Premierligë, vetëm fillimi

Sulmuesi Sergio Aguero është i bindur se e diela do të jetë vetëm fillimi i të ardhmes së ndritur për Manchester Cityn.

Me fitore ndaj QPR-së, City do të fitojë titullin e parë në ligë pas 44 vitesh. Por, ylli argjentinas ka shprehur besimin e tij se skuadra do të arrijë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

“Dua të fitoj titullin këtë sezon, e më pas të shënoj edhe më tepër gola për Cityn. Ne kaluam një sezon të mirë, por besoj se ka edhe shumë më tepër nga kjo skuadër”, deklaroi Aguero për të përditshmen angleze The Guardian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›