Benitez mendon për Real Madrid
Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, dëshiron të rinovojë kontratën, edhe pse nuk e ka fshehur se do që një ditë të stërvitë Realin e Madridit. Kontrata e tij aktuale skadon në 2010-ën. "Nuk kam ndërmend të iki dhe shpresoj të qëndroj gjatë këtu", ka thënë ai për "The Guardian". "Real Madrid do të ishte mbyllja perfekte e karrierës sime. Por karriera ime ende nuk ka përfunduar".