Salihi-F.Vata, golashënuesit shqiptarë në Ligat e Evropës
Shënon sërish Hamdi Salihi. Këtë herë sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka realizur në fushën e tij ndaj Rapidit të Vjenës. Salihi shënoi golin e tretë për Riedin dhe të 12-in personal për këtë sezon në kampionat. Ndërkohë që shkodrani ka sigluar edhe 4 gola në Kupën e Austrisë. Gol ka shënuar edhe fatmir Vata në Bundesligën e Dytë Gjermane. Madje goli i 37-vjeçarit ka rezultuar shumë deciziv pasi i ka dhënë jo vetëm fitoren skuadrës së Koblenz por edhe një trepikësh që i siguron thuajse qëndrimin edhe për sezonin tjetër në Bundesligën e Dytë. Ndaj St. Paulit Vata luajti si titullar dhe u zëvendësua nga një tjetër shqiptar, Njazi Kuqi në minutën e 69-të të takimit. Në Itali Chievo i Erjon Bogdanit arriti një barazim me mjaft vlera në fushën e vështirë të Xhenovas. Madje veronezët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Pinzit. Bogdani luajti si titullar dhe u zëvenmdësua vetëm në minutën e 72-të nga Antonio Langella. Po në Serie A, Torino e Blerim Xhemailit arriti jë fitore spektakolare ndaj Napolit në fushën e këtij të fundit. Tetovari luajti për 90 minuta. Ndërsa në Danimarkë skuadra e Besart Berishës Horsens mori një pikë (barazim) në fushën e Aalborg BK (2-2). Berisha nuk arriti të shënonte madje u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri për simulim në zonën e rreptësisë.