Luksemburgu ratifikon NATO-n
Parlamenti i Luksemburgut ratifikoi dje Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme në Tiranë, e cila përshëndeti votimin. "Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh bindjen dhe ka marrë siguri të plotë se edhe 4 vendet e tjera anëtare të Aleancës, që ende nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit, shumë shpejt, në ditët dhe javët e ardhshme, do të përmbyllin të gjitha procedurat e nevojshme, duke i hapur rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, gjatë Samitit të fillim prillit në Strasburg-Kiehl", thuhet në njoftimin për shtyp. Deri tani protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO e kanë firmosur 22 vende, ndërkohë që ende nuk e kanë firmosur Holanda, Greqia, Portugalia dhe Islanda.