Bashkimi Evropian i shtrin doren Serbise, firmos MSA-ne
Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian i dhane nje sinjal pozitiv forcave proevropiane ne Serbi. Ata rane dakord per marreveshjen kyc qe hap rrugen e afrimit me BE. Para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit ne Serbi, ne te cilat mund te fitonin nacionalistet radikale, BE deshiron t´i jape nje masazh Serbise: E ardhmja e Serbise eshte ne BE dhe te partite me te moderuara. Marreveshja per palen serbe, u nenshkrua nga zevendeskryeministri proevropian, Bozhidar Gjelic.
EVROPA
Te 27 ministrat e Jashtem te shteteve anetare te BE-se rane dakord per nenshkrimin e asaj qe e cilesuan nje marreveshje kyc me Serbine, qe hap rrugen per pranimin e mevonshem ne BE. Por marreveshja do te hyje teresisht ne fuqi, kur Serbia te bashkepunoje me tribunalin e Hages per krime lufte. Per kete kane ngulur kembe Belgjika dhe Holanda. Ne fakt presidenca sllovene e radhes u perpoq te bindte delegacionin holandez, sepse ky refuzonte te nenshkruante Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, per sa kohe krimineli i kerkuar i luftes, Ratko Mladic, nuk i eshte dorezuar ende Tribunalit te Hages. Per t´iu pergjigjur pozitivisht shteteve te BE-se, ministri i Jashtem holandez, Maxime Verhagen, u shpreh i gatshem te bente nenshkrimin. Por, ai kerkoi qe marreveshja fillimisht te mos ratifikohet, pra te mos hyje ne fuqi, derisa te gjithe te kerkuarit serbe te luftes te jene dorezuar ne Hage. "Nese duhet arritur nje marreveshje, atehere duhet te vleje parimi, qe Serbia duhet te bashkepunoje plotesisht me Tribunalin. Perderisa kjo nuk ndodh, ata nuk duhet te nxjerrin perfitime nga marreveshja. Serbia duhet te beje gjithcka me qellim te kerkimi i Ratko Mladicit te vazhdoje, derisa ai te arrestohet", deklaroi Verhagen.
SERBIA
Partite nacionaliste ne Serbi i kane cilesuar si tradhtare politikanet pro-evropiane per shkak se pranuan marreveshjen pas njohjes se Kosoves nga ana e BE. Presidenti aktual i Serbise dhe kryetar i Partise Demokratike, Boris Tadic, duke iu kundervene nacionalisteve, tha se disa parti qe moren pjese ne hartimin e Marreveshjes jane tashme duke u perpjekur te hedhin pika helmi kunder saj. "Kur marreveshja u iniciua, ishte e qarte se disa vende te BE do ta njihnin pavaresine e Kosoves. Ata qe tashme thone te kunderten, perpiqen te largojne pergjegjesine nga vetja", deklaroi Tadic. Sakaq, ai shtoi se Serbia pret te emertohet zyrtarisht kandidate per anetaresim ne BE, gjate ketij viti. "Deshirojme qe brenda ketij viti te jemi kandidate te zyrtarizuar per anetaresim ne BE", deklaroi Tadic, gjate nje konference shtypi ne Luksemburg pas firmosjes se marreveshjes.
Reagimi nga Kosova
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, pas deklarimit per nenshkrimin e marreveshjes kyc, u shpreh se me Serbine nuk do te bisedohet me per Kosoven. "Serbise duhet t'i behet e qarte, tha ai, se nuk duhet te perzihet me ne ceshtjet e Kosoves se pavarur dhe te krijoje tensione".