Gjermani, mbrohet opsioni i centraleve berthamore
Ministri gjerman i Ekonomise, Michael Glos, ka mbrojtur fuqishem dje ndertimin e centraleve te reja elektrike ne vend, duke u shprehur pro atyre me qymyr, gjithnje e me pak te pelqyera ne vendin e tij. "Ne kemi nevoje urgjente per centrale te reja, mungesa e te cileve do te na detyronte te vazhdonim shfrytezimin e centraleve te vjetra dhe qe ndotin mjedisin, per te garantuar sigurine tone energjetike", theksoi ministri konservator. Per ministrin Glos, Gjermania ndodhet perballe dy zgjidhjeve: Nga njera ane, "nese shikojme statistikat, zgjidhja me e mire do te ishte kohezgjatja e shfrytezimit te centraleve qe nuk clirojne CO2", domethene e centraleve berthamore, sipas tij. Por, teorikisht Gjermania duhet te ndaloje shfrytezimin brenda vitit 2020 te parkut te saj berthamor. Nje tjeter zgjidhje sipas ministrit Glos do te ishte ndertimi i centraleve me qymyr sa me pak ndotese te jete e mundur. "Mbrojtesit e mjedisit, qe refuzojne perdorimin e atomit dhe te qymyrit luajne me sigurine energjetike dhe duan qe cmimi i energjise elektrike te rritet", kritikoi ministri liberal i Ekonomise.