OKB: Femijet, viktima te ndryshimit te klimes
Miliona femije te vendeve me te varfra te botes ndodhen mes viktimave kryesore te ndryshimit te klimes te shkaktuar nga vendet e zhvilluara te botes. Kjo u evidentua dje nga nje raport i Kombeve te Bashkuara, i cili ben thirrje per veprim urgjent. Raporti i UNCIEF-it "Klima jone, Femijet tane, Pergjegjesia jone", vleresoi masat lidhur me qellimet e percaktuara ne Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara, qe synon pergjysmimin e varferise se femijeve nga viti 2015. Por raporti u perball me deshtime ne ceshtjet e shendetit, arsimit dhe barazise gjinore. "Eshte e qarte se nje deshtim per t'iu drejtuar ndryshimit te klimes eshte deshtim per mbrojtjen e femijeve", tha drejtori britank i UNICEF-it, David Bull. "Ata qe kane kontribuar me pak ne ndryshimin e klimes, femijet e vendeve me te varfra te botes, po vuajne me shume", shtoi ai. Raporti njofton se ndryshimet e klimes mund te shtojne perqindjen e vdekshmerise te femijet nga 40 mije deri 160 mije ne Azi dhe Afriken Subsahariane, permes nje rritje me te ulet ekonomike. Raporti i UNICEF-it njofton se demet ekonomike per shkak te ndryshimit te klimes do te detyronin prinderit qe te terheqin femijet nga shkollat, i vetmi vend qe atyre u sigurohet te pakten nje vakt ne dite.