E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, 12 vjet burg per trafikun e te miturve

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon denimin me 12 vjet heqje lirie ndaj nje te akuzuari per trafik te miturish me qellime shfrytezimi. Perfaqesuesi i akuzes ka lexuar dje pretencen para gjyqtares Etleva Dedi ne ngarkim te te pandehurit Sokol Ruko. Sipas prokurorise, Ruko akuzohet se dy vite me pare ka trafikuar dy vellezer drejt Greqise, e me pas i ka shfrytezuar si lypsa. Mesohet se nje nga djemte ishte ne moshe madhore, kurse tjetri i mitur dhe kalimi drejt vendit helen eshte bere ne menyre klandestine. Kane qene prinderit e femijeve, ata qe kane bere nje kallezim penal ndaj te pandehurit. Sokol Ruko akuzohet nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda per veprat penale te "trafikimit te miturve" si dhe "trafikim te qenieve njerezore". Seancen e radhes mbrojtja e Rukos do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare ne lidhje me te pandehurin. Nderkohe, pritet qe togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Etleva Dedi, te shpallin vendimin e tyre perfundimtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›