"Stuhia", te pandehurit armet nuk jane luftarake
Tirane- Kater te pandehurit, te dyshuar per trafikun e 100 pistoletave nga Kosova ne vendin tone, pretendojne se armet nuk jane luftarake. Nepermjet avokateve te tyre mbrojtes, te pandehurit e akuzuar per trafik te armeve, kane kerkuar paraqitjen e ekspertit, qe ka kryer ekzaminimin e armeve. Mbrojtja kerkon qe ta pyese ekspertin, nese 100 pistoletat e sekuestruara, te cilat perbejne prove materiale per Prokurorine e Krimeve te Renda, jane arme luftarake apo jo. Kerkesa e mbrojtjes eshte marre parasysh nga ana e gjykates. Sipas mbrojtjes nese armet nuk jane luftarake, ashtu edhe sic pretendon akuza, atehere duhet qe te ndryshoje klasifikimi i vepres penale, si dhe duhet te vendoset nese i takon kesaj gjykates ta gjykoje ceshtjen, apo jo. Gjithashtu pritet qe ne salle te vije per te deshmuar edhe agjenti i infiltruar, i cili ishte dhe porositesi i armeve. Te pandehurit e ketij procesi jane Alfred Qafa, Baftjar Halilaj, Bujar Ajeti dhe Fiqiret Onuzi. Kater te pandehurit rane ne pranga, ne saje te operacionit te koduar "Stuhia", ne daten 19 qershor te vitit te kaluar, ne rrugen Fushe-Arrez, Kukes duke transportuar 100 pistoleta te tipit "Mini blou". R.C