Lule Elezi shkëlqen në Vjenë

Pianistja dhe profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Lule Elezi ka mbajtur dy koncerte në Vjenë të Austrisë me 8 dhe 10 shkurt. Ajo ka performuar në sallën e pallatit “Henckel-Donnersbach”, e cila ishte e mbush përplot mysafir.
Ajo ka luajtur nocturnos dhe baladën e kompozitorit Frederic Chopin. Ky koncert është mbajtur në kohën, kur në gjithë botën po përkujtohen kompozimet e kompozitorit polak, Fryderyck Chopin.
Prezantimi i kosovares Lule Elezi ishte aq i mirë, saqë pas koncertit, ajo ka marr oferta për koncerte tjera ndërkombëtare. Në këtë koncert të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të akredituar në Vjenë.
Në këtë koncert të pranishëm ishin edhe presidenti i Shoqërisë ndërkombëtare të Frederik Chopin, Prof. Dr. Theo Kanitzer dhe njeri që bëri të mundur jetësimin e koncertit, Prof. Johann Günther.