Mitingu, Rama flet perballe Berishes
Poshte zyres se Kryeministrit Sali Berisha, kreu i opozites, Edi Rama kerkoi dje zhdukjen e politikes se vjeter dhe gjuhes se saj qe nuk thote me asgje. Ne 1-vjetorin e tragjedise se Gerdecit, Partia Socialiste organizoi nje miting me pjesemarrje masive, i cili ne oren 18.30, ne sheshin "Skenderbej", i la vendin nje maratone shtatoreshe te nisur nga Gerdeci, per te vijuar ne nje marshim te qete para kryeministrise ku dhe per here te pare Edi Rama ka folur ne nje podium ku permbylli perkujtimin e tragjedise. Me nje program teresisht ndryshe nga kundershtari i LSI-se, Ilir Meta, Rama u kujdes te mos perdorte ne fjalimin e tij ne nder te viktimave te Gerdecit, parullen e pakices opozitare si "Berisha ik". "Ne jemi ketu sepse ne 15 marsin e shkuar, Gerdeci u lekund nga shperthimi vullkanik i korrupsionit dhe per te mos harruar historine, qe ajo te mos perseritet", tha Rama ne podiumin e improvizuar poshte institucionit te kryeministrit. Kurse atakoi Meten kur tha: "Edhe njehere tjeter gjuhet e vjetra nuk thane dot asgje te re, edhe pse sot nuk ishte dita per balten dhe mllefin e vjeter". Ketu, Rama la te kuptoje se nuk kishte ndermend te merrej me Berishen dhe Meten a ndonje tjeter, kur tha se "ne sot jemi ketu per te mos iu pergjigjur baltes me balte e mllefit me mllef por per t'u hapur krahet e dashurise e mirekuptimit te gjithe atyre qe njesoj si ne, duan nje Shqiperi si gjithe Europa".
I shoqeruar nga besniket e tij, kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, ai i PDS-se, Paskal Milo dhe kreu i G99, Erjon Veliaj, Rama tha se gjuhet e vjetra nuk thone dot asgje te re dhe sot nuk eshte dita per balten dhe mllefin e vjeter. "Jemi ketu per te mos u pergjigjur baltes me balte dhe per t'iu mos pergjigjur mllefit me mllef. Na takon ne te nxjerrim me te miren prej nesh, qe me e mira te behet per te gjithe ne ne kete vend, ku s'ka arsye qe te gjithe femijet te mbeten pa shkolle, te enden rrugeve, dhe qe arratia matane kufijve te mbetet ilaci i vetem per qindra dhe mijera familje", vijoi Rama. Sipas tij, Shqiperia ka mbetur peng i te njejtave interesave, duke u lekundur sa majtas dhe djathtas, pa gjetur asnjehere ekuiliber. Kreu socialist tha se eshte e majta, ajo qe do te sjelle ndryshimin e nje epoke, permes nje politike te re qe nuk jeton per te perbaltur shqiptarin prej 18 vjetesh. "Ne s'jemi ketu per te thirrur poshte kundershtaret tane, por lart e me lart Shqiperia. Jemi ketu per te ngritur zerin me forcen e te ardhmes qe Shqiperia do te behet me mire", vijoi ai. Ndersa kreu i PSD-se, Gjinushi, tha se Gerdeci nuk mund te harrohet. "Ne jemi ketu per te fituar zgjedhjet e qershorit, per te kthyer shpresen per Shqiperine dhe shqiptaret", u shpreh Gjinushi. Sipas tij, "Gerdeci" tregoi se jeta e njeriut kushtoi me pak se jeta e Saliut. Ky bashkim i ri eshte mundesia jone per t'iu kthyer rruges se integrimit ne NATO dhe BE me dinjitet, me fitoren e zgjedhjeve. Nuk mund ta pengoje anti-mitingu i Qeverise. Inicialet e LSI i lexojne loja e Saliut me Ilirin", tha ai. Po keshtu dhe kreu i G99 Veliaj, duke folur para protestuesve, tha se shteti shqiptar jo vetem i vrau keta njerez, por akoma nuk ka kerkuar ndjese per humbjen e ketyre jeteve. Ndersa Paskal Milo e quajti "Gerdecin"mizorine antinjerezore te radhes e kesaj qeverie dhe e kesaj maxhorance, qe nuk ishte e para.