Lulëzim Berisha, avokatët ndërpresin deklarimet e Colit
19/03/2010 Banda e Durrësit
TIRANË-Adriatik Coli nuk pati mundësinë dje t’u përgjigjej pyetjeve të avokatëve mbrojtës. Këta të fundit kanë munguar në seancën e radhës duke detyruar trupin gjykues të vendosë për shtyrje brenda një kohe shumë të shkurtër. Pala mbrojtëse nuk ka njoftuar pesëshen e gjyqtarëve për mungesën dhe për këtë arsye me kërkesë të prokurorit u pezulluan afatet e paraburgimit për të pandehurit. Por nga ana tjetër, prokurorët ngritën zërin për këtë shqetësim të vazhdueshëm në të gjitha gjyqet. Në këtë proces janë 17 avokat mbrojtës dhe nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndërsa të pandehurit nuk pranojnë të vazhdojnë gjyqin të vetëm. Ndërsa avokatët mungonin, gjykata bëri përsëri të njëjtin veprim. Ajo iu drejtua Dhomës kombëtare të Avokatisë me shkresën ku kërkohen marrja e masave të menjëhershme për avokatët problematik.