E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: “Stop parrullave politike ne stadiume”

DEKLARATE PER SHTYP
Federata Shqiptare e Futbollit nisur nga ekspozimi i disa banderola me mesazh politik gjate takimit Luftetari-Tirana date 10.02.2007 i vlefshem per javen e 19 te Kategorise Superiore, i ben thirrje drejtuesve te klubeve qe ne ndeshjet per 1/8 e Kupes se Shqiperise date 14.02.2007 te marrin masat qe ne shkallet e stadiumeve te mos ekspozohet asnje banderole me mesazh politik. Ju rikujtojme se ne Statutin e FIFA-s,UEFA-s, dhe FSHF-se eshte percaktuar qarte se parrullat me mesazhe raciste dhe politike jane te denueshme me rregullore. FSHF njofton klubet organizuese te ndeshjeve te Kupes se Shqiperise se ne rast se do te shfaqen parrula me mesazhe politik ne stadiumet ku do te zhvillohen ndeshjet , atehere delegati zyrtar i ndeshjes do te nderprese ndeshjen derisa keto parrula te hiqen nga stadiumi. Per keto masa FSHF kerkon edhe bashkepunimin e Forcave te Rendit ne menyre qe ndeshjet te zhvillohen normalisht. Loja e futbollit dhe vete organizatoret e kesaj loje duhet te distancohen nga mesazhet politike

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›