E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mërgim Mavraj, lamtumirë Shqipërisë

Edhe Mërgim Mavraj do t'i thotë lamtuirë kombëtares shqiptare duke i bërë kështu futbollisti i katërt brenda këtij viti që do të braktisë kombëtaren shqiptare. I dëshpëruar që nuk është ftuar në fazën përgatitore të Antalias apo në ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, mbrojtësi 20-vjecar i skuadrës Darmstadt në kategorinë e tretë gjermane e ka bërë të ditur këtë fakt për të përditshmen kosovare "Koha Ditore", që raporton se Mavraj do të debutojë me kombëtaren gjermane U-21 në ndeshjen kundër Italisë që do të zhvillohet më 21 shkurt në Reutlingen të Gjermanisë.
I cilësuar si një talent nga ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Hans Peter Brigelit, Aksel Ros, emri i Mavrajt nuk është dëgjuar më që prej ardhjes në krye të kombëtares të kroatit Otto Baric. Një fakt që të habit pasi kroati ka deklaruar botërisht që synon të rinovojë kombëtaren shqiptare (deri më tani ka bërë fare pak në këtë drejtim).
Mbrojtësi shqiptar gjithashtu ka paralajmëruar se në afatin veror të transferimeve si sipas të gjitha gjasave do të bëhet anëtar i një prej skuadrave të Bundesliga 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›