E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albert Xhani: “Malindi vetëm te AEK-u”

Albania-sport - Presidenti i Partizanit, Albert Xhani hodhi poshtë lajmin se ai është interesuar për një ofertë të mundshme të klubit grek Olimpiakos, në lidhje me talentin e ri Enco Malindi. "Bisdedimet me presidentin e AEK-ut, Demis Nikolaidhis po vazhdojnë me sukses dhe mungojnë vetëm disa detaje të parëndësishme të kontratës. Enco Malindin e konsideroj edhe si një zbulim të holandezit Xherar. Futbollisti i ri i Partizanit do të luajë në Greqi vetëm në radhët e AEK. Ky është një vendim i pakththyeshëm, ne tashmë presim vetëm që Malindi të nisë pas dy javësh stërvitjen me një nga klubet më të rëndësiëshme të Greqisë", pohoi Xhani, eksluzivisht për albania-sport.com.
Enco Malindi, lojtari i Kombëtares U-21 , pohoi gjatë një interviste ekskluzive për Albania-sport: "Personalisht e vlerësoj si shumë të pëlqyeshme paraqitjen time te AEK, ku janë disa nga lojtarët më të mirë të Greqisë, por dhe të kombësive të tjera. Dita e parë, kishte karakter testimi individual për të parë edhe parametra të caktuar në vlerat e mia fizike si futbollist. Ditën e dytë të stërvitjes mora pjesë në një ndeshje testuese 30 minutëshe brenda grupit të AEK, në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes së radhës në kampioantin grek. Trajneri Ferer krijoi edhe një bindje më të thellë dhe më profesionale për mua".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›