Fate sportistesh/ Një moment i keq, mjafton të shuaj një ëndërr

Nga Ejup LLUMNICA
Në kohën kur nga bashkëlojtarët e tij, mendohej se do ta vendosnin fatin e ndeshjes, pasi që vërtet loja kalonte nëpër një periudhë shumë të mirë, pëson një lëndim i cili jo vetëm që ishte i rënd për të por për gjithë skuadrën. Kështu nis historia e dhimbshme e futbollistit 25 vjecar, Fatlum Berisha, i cili në ndeshjen e 15 tetorit të vitit të kaluar derisa mbronte ngjyrat e skuadrës së tij Fushë Kosova, në ballafaqim me skuadrën nga Podujeva, Llapin, theu këmbën, duke u larguar kështu për një kohë të gjatë nga fusha e blertë. "Derisa ishim duke udhëtuar për ta zhvilluar këtë ndeshje, një bashkëlojtar i imi, sikur parandiente dicka të keqe, pasi që gjatë gjithë kohës fliste se si ka lënduar këmbën pikërisht në fushën e Llapit. Isha unë ai që e lusja të mos fliste për këto gjëra, duke i thënë të lutëm hesht fol dicka tjetër", nis rrëfimin e tij Fatlumi, i cili nuk do që ta kujton atë ditë. E kam ndëgjuar krismën e këmbës sime "Zhvillohej diku minuta e 65-të, rezultati ishte 2:1, në të mirë të Llapit. Topi në atë moment gjendej të vija anësore dhe unë vetëm kam shkuar sa për ta larguar jashtë loje dhe e kamë bërë atë, mirëpo kundërshtari im këtë herë nuk e kishte cak topin, ai më goditi në këmbë", përshkruan momentin 25 vjeci. Ishte shumë e dhimbshme për futbollistët e skuadrës së tij kur morën vesh se ai pësoj lëndim të rëndë, andaj edhe përqendrimi i tyre në fushë më nuk ka qenë në nivel. "E kam kuptuar menjëherë se kam thyer këmbën, pasi që edhe krisma e ashtit ishte e madhe. Por ajo që më mbetët më shumë në kujtesë, është se si askush nuk më ofronte ndihmë nga skuadra vendase, duke përjashtuar këtu Nexhmi Bejtën, i cili më ka ndihmuar të shkojë në shtëpinë e shëndetit në Podujevë", vazhdoi Berisha. Rëndësia e ndeshjes, sidomos për Llapin, ka bërë që futbollistët në fushë të hyjnë me ngarkesë të madhe për fitore, kjo si duket i ka shtyrë ata edhe të bëjnë ndërhyrje nganjëherë të rënda, por a ka mundur të ndalojë këtë gjyqtari, kjo mbetët pyetje që do përgjigje. "Unë jam gjyqtarë vet, por atë ditë gjithcka ka qenë jashtë far-play, dhe nuk ka mundur askush asgjë të bëjë", vlerësoj Berisha. Futbollistët pa mbështetje të klubeve Një gjë e cila vërtetë është për të të ardhur keq për futbollistët tanë, është ajo që posa të marrin ndonjë lëndim mbështetja e klubit largohet nga ta. Kjo i ka ndodhë edhe Fatlumit i cili të gjitha vizitat mjekësore i ka bërë vet. "Klubi më ka ndihmuar vetëm më disa telefonata, sa ka mundur të bëjë. Të tjerat të gjitha i kam bërë vet", ai kujton se si herën e parë, gjipsi i vendosur gabimisht në këmbë , ku pas një kohe është dashur të shkoj në klinikë private për ta ndërruar atë. Se a do të kthehet Berisha përsëri në fushën e blertë, për t'i ndihmuar shokët e tij mbetët të shihet, edhe pse optimizmi i tij nuk është aq i madh. "Me këtë lëndim jo vetëm që më është rrezikuar karriera, por them se , ajo ka marrë fund. Tashmë ka kaluar shumë kohë që unë jam jashtë fushës së lojës, dhe nëse kthehem dhe analizoj mirë, atëherë edhe nëse mund të luaj nuk e di se a ja vlen të rrezikosh shëndetin për këto kushte që të ofron futbolli ynë", përfundon Fatlum Berisha.