Luli Fernanzed shkakton grushta tek Boca Juniors

Nuk ka asnjë lidhje me historinë e John Terry-t, por është shumë e ngjashme me të.
Mijëra km larg Anglisë, në kampionatin argjentinas, një tjetër lojtar i njohur ka shkelur “besën” e shokut duke shkuar në shtrat me femrën e tij. Bëhet fjalë për idhullin e Boca Juniors, Roman Riquelme. Mes tij dhe Pablo Mouche qëndron bukuroshja Luli Fernanzed, e cila ka qënë e fejuar edhe me futbollistin e Real Madrid, Gago, si dhe tenistin Gaston Gaudio.
Në dhomat e zhveshjes së skuadrës nga Buenos Aires është zhvilluar një luftë e vërtetë grushtash mes ish sulmuesit te kombëtares dhe shokut të tij të skuadrës. Riquelme ka pasur një lidhje me bukuroshen edhe pse ajo nuk ka bërë ende asnjë koment.