E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të jetosh në ishulli" i Blushit prezantohet në greqisht, Anagnosti: Libri ka korrur sukses

Libri i shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi "Të jetosh në ishull" është prezantuar në gjuhën greke në Athinë. Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit kanë qënë shqiptarë dhe gazetarë grekë. Vetë shkrimtari u prezantua Niko Papandreu, vëllai i kryeministri grek i cili është shkrimtar i njohur në shtetin fqinj dhe autori i 2-3 librave të lexuar. Vetë përkthyesi i librit Niko Anagnosti në një linjë telefonike për "Ora News" theksoi se i është dashur 6 muaj për ta përkthyer veprën e shkrimtarit Ben Blushi dhe se ka pasur reagime pozitive nga lexuesit grekë. Gjithashtu Anagnosti theksoi se edhe pse tregu i librit në Greqi është mjaft i vështirë përsa i përket shkrimtarëve ballkanas libri i shkrimtarit Blushi po arrin të korr suksese edhe në tregun grek.
"Nënteksi i këtij libri ka nxitur kureshtjen e lexuesve grekë theksoi Anagnosti duke theksuar se shkrimtari në këtë libër promovon bashkëjetesën dhe jo urrejtjen. Sipas tij libri u ofrohet lexuesve që kërkojnë të meditojnë tek gjërat dhe i lë ata të nxjerrin vetë konkluzionet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›