çelet "Pranvera frankofone" në Shqipëri
Pranvera frankofone në Shqipëri do të ketë dhe një veprimtari të ndërsjelltë të një jave kulturore në Francë. Pikërisht Berberi i Seviljes i ngjitur në skenë nga regjisori Adonis Filipi me ngjyresa kostumografie shqiptare të stilistes Anila Zajmi do të rrugtojë drejt qytetit Loreon të Veriperëndimit të Francës. Shfaqja do të realizohet për tre ditë nga data 27 deri në 29 Prill për publikun francez si rezultat i ftesës së skenografit Erik Vinje të "Berberit shqiptar të Seviljes".
Për afro shtatë ditë aktorët e njohur të Teatrit Kombtar si Roland Trebicka, Luiza Xhuvani, Helidon Fino, Fadil Kujofska, Neritan Licaj e Marko Bitraku do të hyjnë në auditoret e shkollave të artit në Loreon duke ofruar përvojën shqiptare të interpretimit mbi skenë. Ndërsa regjisori Filipi anonçoi dhe ura të tjera komunikimi si përkthimi i pesë veprave të dramaturgëve të rinj shqiptarë në greqisht si dhe rrugëtimin e shfaqjes Elektra në Tetor drejt teatrit të Selanikut.