E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrjet antishqiptare të ushtrisë, Kadare anulon vizitën në Greqi

Shkrimtari i famshëm shqiptar Ismail Kadare i ka dërguar një letër autoriteteve greke në të cilën lajmëron se ka anuluar vizitën e tij në Greqi, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Athinë, ku ushtarët grekë bënë thirrje antishqiptare gjatë një parade të mbajtur më 25 mars 2010 në Ditën e Pavarësisë së Greqisë. "Duke pasur parasysh ngjarjet e kohëve të fundit shumë të pakënaqshme që ndodhën në Athinë duke shënuar racizëm ndaj shqiptarëve vendosa të anuloj vizitës time në vendin tuaj.
Ju e dini shumë mirë admirim që kam për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klimë të tillë, të cilës i mungon çdo gjurmë e qytetërimit, vizita ime do të ishte e parakohëshme.", citon agjensia NOA.
Siç ishte parashikuar, Ismail Kadare do të jepte një leksion në datën 19 prill në Megaro Musikos me çrast do të kryente vizitën në Greqi.
Vizita megjithatë është anuluar për shkak të incidentit të ndodhur në Athinë i cili më pas shkaktoi reagimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në Shqipëri të cilët zhvilluan protesta kundër thirrjeve antishqiptare të ushtrisë greke.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›